• English    Shqip    Search

Historiku

R&T Grup e ka nisur aktivitetin në vitin 1995 dhe është përfshirë gjerësisht në Punë Civile/Shërbime Inxhinerike, Telekomunikacion, Energji, Shpërndarje, Transport, Shërbime Manaxhimi, Zhvillim Infrastrukture, Konsulencë Biznesi për një gamë të gjerë klientësh vendas dhe ndërkombëtarë.

Nga tetori 2005 ne veprojmë sipas Standarteve të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2000

( Kliko këtu për të parë Çertifikatën ISO 9001:2000 PDF  )

Nga prilli 2008 ne veprojmë sipas Standarteve të Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit ISO 14001:2004.

( Kliko këtu për të parë Çertifikatën ISO 14001:2004 PDF )

Nga Mars 2011 ne veprojmë sipas Standarteve të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit ISO 27001:2005 (Certifikata ISO 27001:2005).

Nga Korrik 2011 ne veprojmë sipas Standarteve të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ISO 18001:2007 (Certifikata ISO 18001:2007).

 

 

Punonjësit

R&T Grup ka mbi 200 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Zyrat qëndrore ndodhen në kryeqytetin e Shqipësë, Tiranë. Ne përfaqësohemi nga një staf drejtuesish dhe teknikësh të kualifikuar dhe me eksperiencë.

Rritja dhe zhvillimi i strategjisë së biznesit tonë do të thotë që jemi vazhdimisht duke kërkuar për personat më të kualifikuar. Nëse ky person jeni ju, atëhere ju lutemi dërgoni CV tuaj në adresën e Departamentit të Burimeve Njerëzore të kompanisë sonë.

Shtirja Gjeografike

R&T Grup e zhvillon aktivitetin e vet përmes një rrjeti të shtrirë në këto qytete: Tiranë, Shkodër, Tropojë, Kukës, Burrel, Lezhë, Peshkopi, Laç, Durrës, Lushnje, Fier, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Korçë.

Anëtarësi

R&T Grup është anëtar i:

- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës

- Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri

- Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqiperisë (UCCIAL)