• Luigj Gurakuqi, P.89, Shk.A, Kt.10,1001 Tirana
  • 355-(0)-4 2274 778
  • info@rt-grp.com
Përgjegjësia Kompanise
You are here: Home \ Përgjegjësia Kompanise
Pëgjegjësia Korporatës

Grupi R&T është një kompani lider në inxhinieri dhe tregëtim, e cila operon në Shqipëri dhe Kosovë. Zyra Qëndrore e R&T ndodhet në qendër të Tiranës me disa degë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe një zyrë përfaqësie në Prishtinë, Kosovë. Me një staf fiks prej 60 vetash në zyrën qëndrore ndër të cilët ekspertë të kualifikuar që drejtojnë implementimin e projekteve. Një staf shtesë prej 200 vetash me bazë ditore, punojnë për Grupin, duke siguruar shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve tona në më shumë se 65 qëndra tregtare. Ndërkohë 200 punonjës të tjerë janë të përfshirë në projektet e ndërtimit dhe inxhinierisë. Strategjia kryesore e biznesit tonë është pjesmarrja në implementimin e disa nga projektet më të rëndësishme të financuara nga KE dhe BB në Shqipëri dhe Kosovë. Qëllimi ynë është të shtrijmë këto aktivitete kyçe edhe në vendet e Ballkanit Jug-Perëndimor. R&T operon në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Cilësisë dhe Mjedisit.

R&T është një kompani që gëzon respektin e punonjësve, partnerëve dhe komunitetit të saj për performancën e arritur si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ne kemi arritur këtu në sajë të arritjeve të rezultateve gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar. Përmirësimet që ne bëjmë çdo ditë është rruga e arritjes së këtyre rezultateve. Rritja jonë dhe përzgjedhja nga shumë si “ Partner i Zgjedhur” është dëshmia e dedikimit dhe punës nga të gjithë.

Sot, fokusi ynë është prezantimi i teknologjisë së re, që do të na ndihmojë të përballojmë jo vetëm, nevojat dhe kërkesat  gjithmonë në rritje të klientëve, por edhe sfidat e reja. Tre vitet e fundit kanë qënë kritike për R&T, për sa i përket identifikimit dhe prezantimit në treg të produkteve dhe shërbimeve të reja, duke i paraprirë dhe tejkaluar pritshmëritë.

Rëndësi të veçantë ka marrë shmangia e aksidenteve dhe mbrojtja e punonjësve gjatë punëve civile, inxhinierike, energji dhe projektet ne TI & Telefoni. R&T alokon një sasi të konsiderueshme fondesh për mbrojtjen në punë dhe trajnimit të personelit para fillimit të projekteve të reja. Ne jemi investitorë agresivë në kapitalin human; ne njohim rëndësinë e të paturit të njerëzve më të kualifikuar të cilët janë të trajnuar në përputhje me standartet më të larta. Kjo forcë e bën R&T të arrijë objektivat e saj korporative.

Ndërmjet prioriteteve tona është renditur edhe Mbrojtja dhe Menaxhimi i Mjedisit, si një pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë ditore të punës tonë. Ne punojmë me përkushtim për të parandaluar ndotjen e mjedisit, kontrolluar dhe menaxhuar mbetjet dhe hedhjes së mbeturinave. Ne e transmetojmë punonjësve tanë, domosdoshmërinë e të kuptuarit, trajnimit dhe përgjegjësisë për mbrojtjen e mjedisit, me besimin se ata e ndajnë këtë informacion me nënkontraktorët dhe partnerët/furnitorët tanë.

Aktivitetet e R&T zhvillohen në përputhje të plotë me legjislacionin Shqiptar dhe të rajoneve ku operon. Kjo siguron ruajtjen e standarteve më të larta etike në marrëdhëniet tona të biznesit. Duke adaptuar Përgjegjësinë e Korporatës, si më lart, ne kemi besim në suksesin afat gjatë të R&T, ku ne përpiqemi të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të Rajonit.