• Luigj Gurakuqi, P.89, Shk.A, Kt.10,1001 Tirana
  • 355-(0)-4 2274 778
  • info@rt-grp.com
Rreth R&T
You are here: Home \ Rreth R&T
Mësoni më shumë për R&T Group

R&T Grup është një kompani shqiptare e konsoliduar që vepron në të gjithë Shqipërinë. R&T Grup ka hyrë fuqishëm në tregun e ri, por premtues të vendit.

mision

Misioni

Misioni ynë në R&T shpk është për të arritur kënaqësinë e konsumatorit duke përmirësuar vazhdimisht produktet dhe shërbimet tona në mënyrë që të sigurojnë dhe përmbushin ose tejkalojnë në vazhdimësi pritjet dhe kërkesat e konsumatorit.

Ne synojmë për të sjellë produkte dhe shërbime të dobishme për sektorët në tregun tonë të përzgjedhur , rrisim bizneset tona dhe vazhdimisht
të shpërblejme konsumatorët dhe besnikërinë e personelit.

.

Historia

R&T Grup e ka nisur aktivitetin në vitin 1995 dhe është përfshirë gjerësisht në Punë Civile/Shërbime Inxhinerike, Telekomunikacion, Energji, Shpërndarje, Transport, Shërbime Manaxhimi, Zhvillim Infrastrukture, Konsulencë Biznesi për një gamë të gjerë klientësh vendas dhe ndërkombëtarë.

Punonjesit

R&T Grup ka mbi 200 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Zyrat qëndrore ndodhen në kryeqytetin e Shqipësë, Tiranë. Ne përfaqësohemi nga një staf drejtuesish dhe teknikësh të kualifikuar dhe me eksperiencë.

Rritja dhe zhvillimi i strategjisë së biznesit tonë do të thotë që jemi vazhdimisht duke kërkuar për personat më të kualifikuar. Nëse ky person jeni ju, atëhere ju lutemi dërgoni CV tuaj në adresën e Departamentit të Burimeve Njerëzore të kompanisë sonë.

Standartet e R&T Group

Në tetor 2005, IQNet dhe OQS i dhanë R&T Çertifikatën ISO 9001:2008 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë. Kjo çertifikatë u dha pas një kohe të gjatë kontrolli dhe vlerësimi mbi standartet e menaxhimit të cilësisë të R&T Grup.

( Kliko këtu për të parë çertifikatën në format PDF )

R&T Grup është kujdesur që aktivitetet e tij për zbatimin e projekteve të ndryshëm të mos kenë ndikim negativ në mjedis.

Në 28 Shkurt 2008 R&T Grup u Çertifikua për ISO 14001:2004 për Sistemin e Menaxhimit të Mjedisit.

( Kliko këtu për të parë çertifikatën në format PDF )

Në Mars 2011 R&T Group u Çertifikua për ISO 27001:2005 për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (Certifikata ISO 27001:2005).

Në Korrik 2011 R&T Group u Çertifikua për ISO 18001:2007 për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. (Certifikata ISO 18001:2007)

Certifikatë e konfirmimit të njoftimit, lëshuar nga (AKEP) Nr. 2012-AP-U65-8-1 / datë 26.03.2012

Certifikatë e konfirmimit të njoftimit, lëshuar nga (AKEP) Nr. 2012-AP-U65-8-2 / datö 24.05.2012

Certifikatë e ofrimt të shërbimeve të komunikimeve elektronike

R&T Group ndjek keto Politika te Sigurise se Informacionit
Shkarko PDF

R&T Group ndjek keto Politika te Sistemit te Integruar te Menaxhimit. V1
download PDF

R&T Group ndjek keto Politika te Sistemit te Integruar te Menaxhimit. V2
download PDF

Përgjegjësia dhe Kodi i Etikës

Përgjegjësia e korporatës

Grupi R&T është një kompani lider në inxhinieri dhe tregëtim, e cila operon në Shqipëri dhe Kosovë. Zyra Qëndrore e R&T ndodhet në qendër të Tiranës me disa degë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe një zyrë përfaqësie në Prishtinë, Kosovë.

Me një staf fiks prej 60 vetash në zyrën qëndrore ndër të cilët ekspertë të kualifikuar që drejtojnë implementimin e projekteve. Një staf shtesë prej 200 vetash me bazë ditore, punojnë për Grupin, duke siguruar shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve tona në më shumë se 65 qëndra tregtare.

Kodi i Sjelljes

Një nga sfidat tona më të mëdha është promovimi i një ambient pune të ngrohtë, të hapur dhe profesional për të gjithë punonjësit e grupit R&T. Një Ambient i Shëndetshëm për punonjësit e R&T

Ne sigurohemi që të gjithë punonjësit tanë të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Ne respektojmë dhe mbrojmë diskrecionin në lidhje me çdo vëzhgim apo shqetësim që ata mund të ngrenë. E thënë ndryshe : Mjedisi ynë mbështet dhe gjeneron besim, integritet, ndershmëri, qytetari dhe përgjegjësi. Kjo na lejon të arrijmë përsosmërinë në ambientet e punës